Telenews

Të numëruara 66.31%, kaq vota me postë kanë marrë deri tani Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

Deri 66.31 për qind të votave me postë të diasporës të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 52.72% apo 21234 vota, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.80% apo 12003 vota, Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 % apo 3213 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3.32% apo 1338.

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti, nga numërimi deri tani ka marrë 20 mijë e 273 vota.

I dyti, Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër i LDK-së, ka marrë 10 mijë e 858 vota.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka marrë deri tani dy mijë e 901 vota me postë në diasporë, nga 124 vendvotime të numëruara, nga 187 sa janë gjithsej.

Kurse, Ramush Haradinaj i AAK-së ka marrë një mijë e 47 vota me postë./Telenews/

Të ngajshme

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj