Telenews

KOMPLETOHET VAZO E PARË E BOTËRORIT, SHTETE TË MËDHA PJESË E SAJ

Shorti i Botërorit “Katar 2022” po afron akoma dhe më shumë dhe vazot që mbajnë emrat e skuadrave po zbulohen se si do të ndahen.
Vazo e parë, që mban skuadrat më favorite dhe me renditje më të lartë në FIFA është zbuluar zyrtarisht dhe emrat që do të ndodhen në të janë: Katar (vendi organizator), Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli dhe Spanjë.
Gjithashtu në këtë listë do të mund të ishte dhe Italia nëse do të kualifikoheshe, por vendin e saj do ta marrë kombëtarja pasardhëse në renditjen e FIFA-s.
Skuadra e tetë do të vendoset nëse Portugalia do t’ia dalë mbanë të kualifikohet përballë të Maqedonisë së Veriut.
Nëse jo, atëherë vendi i saj do të vendoset midis Holandës, Meksikës, SHBA-së dhe Gjermanisë, me “tulipanët” që janë më shumë pretendent.
Kujtojmë se shorti do të hidhet më 1 prill në Doha të Katarit, aty ku përfaqësueset do të mësojnë emrat e kundërshtarëve që do të jenë në grupe.

Të ngajshme

Vedat Muriqi pranë rikthimit në Turqi, drejt transferimit te Fenerbahçe

Rrezarta Ramaj

Perisic barazon një rekord të Messit, në Botëror

Rrezarta Ramaj

Short i vështirë për Kosovën

Rrezarta Ramaj