Të martën është raportuar se ka pasur disa probleme në zhveshtoren e Real Madridit, ku Antonio Rudiger e ka goditur me shuplakë bashkëlojatarin, Alvaro Carreras.
Mbrojtësi spanjoll ka reaguar rreth këtyre raportimeve, duke konfirmuar incidentin, por thotë se është një çështja pa ndonjë rëndësi të madhe, pasi problemi tashmë është zgjidhur.
”Ditët e fundit kanë dalë disa insinuata dhe komente për personin tim që nuk përputhen me realitetin.
Angazhimi im ndaj këtij klubi dhe ndaj trajnerëve që kam pasur ka qenë i plotë që nga dita e parë dhe kështu do të vazhdojë të jetë. Që kur jam rikthyer, gjithmonë kam punuar me profesionalizmin, respektin dhe përkushtimin maksimal.
Kam luftuar shumë fort për të përmbushur ëndrrën time për t’u kthyer në shtëpi.
Sa i përket incidentit me një shok skuadre, bëhet fjalë për një çështje të izoluar pa rëndësi, e cila tashmë është mbyllur. Marrëdhënia ime me të gjithë ekipin është shumë e mirë”, ka shkruar Carreras.


