Ankesa të banorëve, letra e kërkesa drejtuar Ministrisë së Kulturës ka plot.
Por nuk kanë munguar as inspektime e raportime të shpeshta të mediave lidhur me veprimtarinë ilegale që po zhvillohet në këto lokale.
Por pavarësisht të gjithave, krejt qetësisht ato vazhdojnë të jenë të të hapura, ani se puna e tyre shpesh here nis kur Ferizaj bie në qetësi, dhe thuhet se është ilegale.
Veprimtari që zhvillohet aty sipas qytetarëve është prostitucioni, por duke që dora e shtetit është e ngathët këtu.
Pamjet e portretet që vijën nga atje janë të zakonshme tashme.
Aty mund të hasësh punëtorë të shumta që vijnë nga Shqipëria, gra më veshje jo e zakonshme, e qytetarë të nervozuar të cilët nuk lejojnë fëmijët të dalin në rrugë për shkak të punëtorëve të këtyre lokalëve.
Mirëpo askush nuk ndërmori asnjë hap për gjetjen e një zgjidhje të hallit të qytetarëve dhe Kishës Katolike në Ferizaj
Lokalet vazhdojnë të zhvillojnë punën normalisht.
Ani pse disa herë janë adresuar ankesa në institucionet përgjegjëse askush nuk morri përgjegjësi.
Kiks Kosova, trokiti në derën e Komunës së Ferizajt me konkretisht inspektorit të tregut në këtë komunë.
Udhëheqësi për sektorin e inspektimit në këtë komunë, Feriz Hyseni, tha se veprimtaria nuk është ne kompetencë të komunës por e policisë.
Andaj sipas tij disa herë kanë inspektuar këto lokale pas ankesave të shumta që kanë marr nga banorët.
Ai tha se banorët disa herë janë ankuar për veprimtarinë ilegale që zhvillohet aty, por si komunë nuk kanë mundur të ofrojnë zgjidhje, jashtë kompetencave që kanë, Hyseni insiston se për këtë çështje duhej njoftuar policia.
Kiks Kosova, kërkoi përgjigje edhe nga Policia e Ferizajt lidhur me këto shqetësime dhe ankesa të banorëve.
E nga ky institucion, thonë krejt diçka tjetër nga ajo se çfarë thonë Komuna e banorët.
Sipas tyre, nuk kanë pranuar asnjë ankesë as banorët e as nga Inspektorati i komunës së Ferizaj
Ju informojmë se njësiti i sektorit të stacionit policor në Ferizaj, deri më tani, nuk ka pranuar asnjë kërkesë apo ankesë për trajtim nga përfaqësuesi i Kishës Katolike “Engjulli i Rojës” në Ferizaj.
Lidhur me këtë çështje, është kontaktuar shefi i Inspektoratit në komunën e Ferizajt, z. Feriz Hyseni, i cili na ka informuar , gjithashtu se deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë apo ankesë e tillë.
Pavarësisht se pyetjet iu drejtuan edhe Ministrisë së Kulturës, lidhur me ankesat që Kisha Katolike ka paraqitur për statusin e saj si monument kulturor, nga ky institucion nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Si pasojë e kësaj situate, Kisha Katolike në Ferizaj është detyruar të ndërtojë një mur të lartë rreth oborrit, me qëllim që të mbrojë hapësirën nga tollovitë dhe situatat e papërshtatshme që ndodhin përreth.