Telenews

Pas Rrahmanit, shënon edhe Krasniqi – Sparta Praga fiton edhe ndeshjen e dytë dhe kalon në play-off

pas-rrahmanit,-shenon-edhe-krasniqi-–-sparta-praga-fiton-edhe-ndeshjen-e-dyte-dhe-kalon-ne-play-off

Pas Rrahmanit, shënon edhe Krasniqi – Sparta Praga fiton edhe ndeshjen e dytë dhe kalon në play-off

Sparta Praga ka shënuar fitore ndaj Ararat Armenia me rezultat 2-1 në ndeshjen kthyese të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, me golat që u realizuan nga Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

Ndeshjen e hapi sulmuesi në top formë i Sparta Pragës, Albion Rrahmani, i cili shënoi në mesin e pjesës së parë, pasi mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të saktë realizoi për 1-0.

Ky është goli i pestë i Rrahmanit në tetë ndeshje këtë sezon, duke treguar një formë fenomenale.

Pjesa e parë u mbyll baras 1-1, pasi vendasit shënuan nga penalltia.

Ermal Krasniqi u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të dhe arriti të lërë shenjë në këtë ndeshje. Anësori realizoi në kohën shtesë për rezultatin 2-1, që doli të jetë edhe ai i fitores për Sparta Pragën.

Ndeshjen e parë Sparta e kishte fituar me rezultat 4-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 6-2 kaloi në play-off.

Të ngajshme

“Dardanët” luajnë sot miqësore me Çekinë

KushtrimGuraj

Uldedaj s’e lëshon fronin, mposht britanikun dhe ruan titullin botëror

KushtrimGuraj

Chelsea “tallet” me Arsenalin pas humbjes në finale të Championsit

Blearta