Telenews

Komuna e Ferizajt gjobitet me 4 mijë euro nga Inspektorati i MMPH-së!

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 4 mijë eurosh ndaj Drejtorisë së Inspekcionit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Ferizajt, për shkak të mungesës së Pëlqimit Ujor dhe lejes përkatëse ligjore për hapjen e një kanali hidroteknik në rrugën “Safet Berisha”, në Nekodim.

Sipas ministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, gjoba është shqiptuar për shkak të mungesës së Pëlqimit Ujor dhe lejes përkatëse ligjore për hapjen e një kanali hidroteknik në rrugën “Safet Berisha”, në fshatin Nekodim.

“Përkundër afateve të dhëna për sanimin e terrenit dhe shmangien e rrezikut nga vërshimet për banorët e zonës, kërkesat e Inspektoratit nuk janë përfillur.

Do të jemi të pakompromis ndaj çdo institucioni, pa dallim, që nuk respekton rregullat dhe detyrimet ligjore. Ligji vlen njësoj për të gjithë.”, ka shkruar Pacolli.

Të ngajshme

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut –

KushtrimGuraj

Prokurori Ersan Qavolli avancohet në Kryeprokurorinë e Shtetit

Yllka Gashi

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Yllka Gashi