Komuna e Fushë Kosovës duket se po i kushton rëndësi goxha të madhe sportit në territorin e vet, shkruan Telenews.al
Së fundmi, Komuna e drejtuar nga Burim Berisha ka ndarë 55 mijë euro për klubin e futbollit, Fushë Kosova.
Dje me datë 29.07.2022, Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës, mori parasysh kërkesat e dy klubeve sportive që janë të regjistruara në territorin e vet për ti përkrahur me fonde në vlerë 71 mijë euro
Komuna e Fushë Kosovës vendosi lidhur me ndarjen e mjeteve për klubin futbollistik, KF Fushë Kosova dhe ndau një shumë rreth 55 mijë euro.
E përfitime nga ndarja e subvencioneve për sport në Komunën e Fushë Kosovës ka përfituar edhe një klub tjetër sportiv.
Rreth 16 mijë euro, Komuna e Fushë Kosovës i ndau edhe për klubin e Volejbollit, KV Fushë Kosova që viteve të fundit ka arritur jo pak suksese.
/Telenews.al/

