Telenews

Komuna e Gjilanit planifikon t’i furnizojë me pako ushqimore shërbyesit civil (Dokument)

Komuna e Gjilanit ka shpallur një tender për furnizimin me pako ushqimore për shërbyesit civil, me një vlerë fillestare prej 370,000 euro.

Ky tender ka për qëllim sigurimin e paketave ushqimore, në përputhje me specifikat e përcaktuara në dokumentet e tenderit, duke përfshirë edhe Listën e çmimeve dhe specifikat teknike.

Për shkak të nevojës urgjente për këtë furnizim, afati për dorëzimin e ofertave është shkurtuar.

Komuna kërkon që furnizimi të realizohet në një afat të shkurtuar, duke marrë parasysh mjetet e disponueshme për këtë vit.

Në njoftim theksohet se të gjitha ofertat duhet dorëzuar vetëm përmes platformës elektronike të prokurimit.

Tenderët e dorëzuar në formë fizike do të refuzohen për arsye administrative. Po ashtu, operatorët ekonomikë që aplikojnë si grup duhet të paraqesin një marrëveshje për themelimin e grupit, ku do të përcaktohen përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarëve të grupit, si dhe roli i liderit të grupit gjatë procedurës.

Të ngajshme

Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë, nga ora 11:00 deri 17:30

Yllka Gashi

E shikojeni dikë drejt në sy? 6 gabime që mund ta prishin krejt përshtypjen

Yllka Gashi

Vdes aktorja në moshë të re

Yllka Gashi