Telenews

Komuna e Obiliqit furnizon objektet zyrtare me peceta higjenike, pritet edhe shkollat

Listës së furnizimit të elementeve esenciale nga komuna e Obiliqit në objektet zyrtare tanimë i janë bashkuar edhe pecetat higjenike.

Që nga java e kaluar, me to janë furnizuar ambientet zyrtare administrative dhe QKMF e qytetit.

E në plan për tu furnizuar mbeten edhe shkollat e kësaj komune, që nga shtatori i këtij viti.

“Ne kemi grupmosha të reja në shkolla fillore ku edhe veç fillon procesi, në moshën 10-13 fillon procesi fiziologjik i mestracioneve dhe atë ditë, njëra nga to mund të shkojë në shkollë, e ka atë shqetësim dhe nuk është e përgaditne,” ka thënë nënkryetari i Komunës, Ibush Mjekiqi.

Kostot e furnizimit janë të mbuluara nga komuna e kjo kësaj të fundit, po i kushton deri në katër mijë euro në vit.

Megjithatë, ky lajm nuk u ka shpëtuar as nxënësve të reja të cilat thonë se vendimi nuk do duhej të merrte kaq kohë.

“Kam mendu që do jetë organizim i vogël por duke marr vesh se do merret nga komuna në shkolla, mendoj se është një lajm shumë i mirë dhe efikas për vajzat sepse do ta kemi më të lehtë e sidomos gjeneratat e reja. Ky vendim apo organizim do duhej marrë më herët. Sepse tash është pak vonë po pse mos me u marrë më herët në komunë tonë e edhe në të tjerat,” ka thënë Egzona Behrami, maturante në gjimnazin “17 shkurti”.

Me peceta higjenike menstruale që nga muaji i kaluar janë furnizuar administrata dhe QKMF e qytetit.

E në administratë thonë se lajmi është mirëpritur nga punonjëset gra.

“E kemi bërë furnizimin muajin e kaluar dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga gratë e komunës tonë. E kemi parë si të domosdoshme për gratë në komunën tonë që të kenë depon e administratës, peceta higjenike. I kemi marrë rreth 700 pako, vitin e ardhshëm e kemi më lehtë për të parë se sa shkojnë,” deklaroi Linda Bekteshi, drejtoreshë e administratës.

Vendimi për t’i furnizuar objektet e institucioneve publike brenda komunës me peceta higjenike menstruale ishte arritur në fundvit.

Javë më parë, “Teach For Kosova” dhe “QIKA” shpërndan peceta me rastin e kampanjës “Peceta nuk është luks” por veprime të kësaj natyre, nuk janë ndërmarr deri tani nga komunat.

Pos kësaj, Qeverisë vazhdimisht i bëhet thirrje që të heq taksën për pecetat higjienike, meqenëse është produkt bazik duke e konsideruar higjienën menstruale të drejtë elementare të njeriut.

source

Të ngajshme

Si të pyesni dikë nëse janë ‘single’ apo jo, pa e bërë të qartë që i pëlqeni!

Donat Hashani

Ministri Maqedonci mohon se FSK e ka humbur një dron, përkundrazi thotë diçka tjetër

Donat Hashani

U kërkua për vrasje në Gjermani, ky është 27-vjeçari shqiptar që u arrestua në Kosovë (FOTO)

Donat Hashani