Telenews

Komuna e Prishtinës: Bllokohet qarkullimi në rrugën “Malush Kosova”

Rruga “Malush Kosova” në kryeqytet është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut, duke shkaktuar bllokim të menjëhershëm të qarkullimit në këtë segment.

Sipas njoftimit zyrtar nga komuna e Prishtinës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS-it, Ujësjellësit dhe Policisë, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rruga aktualisht është e pakalueshme dhe kanë apeluar te qytetarët që të shmangin këtë pjesë dhe të respektojnë udhëzimet e dhëna nga ekipet në terren.

Për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën, institucionet komunale kanë njoftuar se publiku do të informohet me kohë.

Të ngajshme

Shembja e rrugës “Don Shtjefën Kurti” lë pa rrymë një pjesë të Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje të ujit – intervistohet pronari i ndërtesës

Rrezarta Ramaj

Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

KushtrimGuraj