Telenews

Komuna e Prishtinës pastron sot rrugën “Muharrem Fejza”

Komuna e Prishtinës do të bëjë pastrimin gjeneral të rrugës “Muharrem Fejza” këtë të shtunë.
Bashkë me të do të pastrohen edhe rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.
Pastrimi do të bëhet nga ora 09:00, teksa pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbra në këto hapësira.
Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që sot të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare në mënyrë që të mos pengojnë punimet.
“Lusim qytetarët për bashkëpunim, pasi në rast të mos respektimit të këtij njoftimi, Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi për dëmtime të mundshme të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Në arrati që prej 2006-s për vr*sjen e një bashkëatdhetari/ arrestohet 48-vjeçari shqiptar

Yllka Gashi

Paditet Selena Gomez! Investitorët e akuzojnë këngëtaren për mashtrim, kërkojnë rikthimin e 1.2 mln dollarëve

Yllka Gashi

U gjet pa shenja jete në banesën e tij, hetohet vdekja e një burri në Lipjan

Yllka Gashi