Telenews

Komuna e Prishtinës thotë se ka marrë pëlqimin nga Instituti për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, rifillojnë punimet

Drejtoria e Transformimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se kanë marrë pëlqimin nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, për rifillimin e punimeve për ndërtimin e Tregut të Gjelbër.

Në njoftimin e Drejtorisë thuhet se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire moderne në shërbim të qytetarëve dhe prodhuesve vendorë.

“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Pas marrjes së pëlqimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër. Një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire moderne në shërbim të qytetarëve dhe prodhuesve vendorë”, u tha në njoftim.

Krahas njoftimit, janë bashkangjitur edhe fotografi të planit për këtë treg.

 

Të ngajshme

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj