Telenews

Komuna e Prizrenit e mbyll lokalin ku ndodhi përleshja

Komuna e Prizrenit ka vendosur ta mbyll lokalin, ku ndodhi përleshja, ku si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Sipas informatave mbyllja ka ardhur nga Inspektorati, pas kërkesës së policisë, që do të bëjë hetime në lokal.

Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur pas një konflikti në një lokal nate në Prizren.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Shqipërisë, ku është thënë se konflikti ka nisur fillimisht në lokal, teksa ka vazhduar në rrugë ku viktima së bashku me tre miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë. Ai ka vdekur rrugës për në spital të Kukësit.

Edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi e ka konfirmuar rastin. Bytyqi ka shtuar duke thënë se në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona – ku në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha.

“Po, në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona, në mesin e tyre edhe pronari i lokalit”, ka thënë Bytyqi.

Të ngajshme

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj

Raportohet pë E-mail kërcënues për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë

Rrezarta Ramaj

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj