Telenews

Komunat e çojnë në Kushtetuese rregulloren e Qeverisë për shërbimin civil

Asocacioni i Komunave të Kosovës ka vendosur ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e Qeverisë Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, duke e kontestuar atë si ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal. Sipas përfaqësuesve të komunave, rregullorja e re prek drejtpërdrejt autonominë lokale dhe kufizon hapësirën vendimmarrëse të komunave në menaxhimin e shërbimit civil në nivel lokal. Në një prononcim për media, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka kritikuar këtë vendim, duke e cilësuar si vazhdimësi të ndërhyrjeve nga niveli qendror. “Kjo është tentativë e radhës e nivelit qendror për të ndërhyrë në punët e komunave dhe për të cenuar autonominë e tyre, e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare. Komunat nuk do ta lejojnë një gjë të tillë”, tha mes tjerash Latifi

Të ngajshme

BE gjobit Temun me 200 milionë euro

Valjeta Turkaj

Aksident mes dy veturave në Rugovë, dy të lënduar

Valjeta Turkaj

Pas suksesit në futboll, Granit Xhaka provon veten edhe si aktor

Blearta