Kryetari i OVL-UÇK’së në Malishevë, Metush Kryeziu, në një përgjigje për Insajderin, tha se ka informacione që Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish deputetit Haxhi Shala në Banjë të Malishevës.
Më tutje ai tha se ka informacione që Shala është marrë në intervistim.
“Kemi informacione që është bastisur shtëpia e tij dhe është marrë në intervistim. Tjetër nuk di”, tha Kryeziu për Insajderin.
Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se janë duke zhvilluar operacione.
Pak më parë, Flakron Shala, djali i Haxhi Shalës ka hyrë në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.
Kujtojmë se në gusht të vitit 2020, Shala ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, e në tetor ishte intervistuar./Telenews/