Telenews

Konfirmohet: I vdekuri në Veternik ishte kandidat për deputet nga AAK

Personi i gjetur sot pa shenja jete brenda veturës në Veternik të Prishtinës, ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Klankosova e konfirmuar nga burime të sigurta se viktima ishte pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimin.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Policia e kryeqytetit.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rast.

Të ngajshme

Aksion i policisë në veri, gjenden armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në një shtëpi të braktisur

Donat Hashani

Haradinaj reagon pas vdekjes së kandidatit për deputet nga AAK

Donat Hashani

Zbulohet identiteti i personit që u gjet i vdekur sot, ishte kandidat për deputet nga AAK

Donat Hashani