Skaudra e Cruzeiro ka shënuar fitore në finalen e play-offit “Mineiro” ndaj Ateltico-MG me shifrat minimale 1:0.
Por kjo ndeshje nuk u mbyll siç i ka hije, pasi futbollistët e dy skuadrave filluan një përleshje të çmendur në fushë, shkruan Indeksonline
Në fillim s’patëm informacione se sa kartonë u dhanë në këtë përleshje nga gjyqtari i ndeshjes.
Dhe tashmë numri i saktë është zbuluar, duke shkruar një histori në futbollin brazilian.
Plotë 23 kartona direkt të kuq u dhanë pas përleshjes në ndeshjen finale të play-offit.
Të gjithë këtë sherr e filloi portieri, Everson – i cili filloi të godiste lojtarin kundërshtar.
Megjithatë, ishte po ai që e pësoi më së keqti gjatë këtij sherri.
Everson u godit disa herë nga futbollistët kundërshtarë. Madje një herë ra në shtyllë dhe mori shqelma fytyrës.

