Telenews

Vedat Muriqi shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas dy golave të realizuar ndaj Osasunas

vedat-muriqi-shpallet-‘lojtari-i-ndeshjes’-pas-dy-golave-te-realizuar-ndaj-osasunas

Mallorca ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit spanjoll.

Protagonisti kryesor në këtë takim si shpeshherë këtë edicion për mysafirët ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Ylli dardan edhe njëherë tjetër konfirmoi formën spektakolare që po kalon këtë edicion, duke realizuar të dy golat.

Kjo paraqitje e tij bëri që në fund ai të shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ nga Sofascore me një notë vlerësimi prej 8.6.

Për 90 minuta të luajtura Muriqi pati gjithsej tri gjuajtje në drejtim të portës, ku dy prej tyre e arritën cakun.

Ai gjithashtu pati pesë duele të fituara si dhe kompletoi rreth nëntë pasime të sakta.

Pas 27 xhirove në kampionat, sulmuesi 31-vjeçar numëron 18 gola të realizuar, ndërsa ka edhe një asistim.

Të ngajshme

Vetëm 30 gola larg: Ronaldo shënon golin e 970-të, i afrohet shifrës historike prej 1 mijë golash

Valjeta Turkaj

Drejtuesit e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës takohen dhe diskutojnë për lëndimin e Yamal

Valjeta Turkaj

Ky është linku për të votuar Vedat Muriqin në formacionin e vitit në LA Liga

Valjeta Turkaj