Telenews

Konfirmohet vdekja e 6 shqiptarëve nga aksidenti tragjik në Greqi, Xhaçka publikon emrat

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka konfirmuar vdekjen e 6 shqiptarëve nga aksidenti tragjik në Greqi ku janë përplasur 2 trena duke shkaktuar në total humbjen e 57 jetëve.

Në një reagim të bërë në Facebook, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar emrat viktimave, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike!

Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:

Klaudia Lato

Ifigjenia MickaErieta Molko

Ioanis XhiollasDenis Ruçi

Pavlin Bozo”, shkruan Xhaçka. /Telenews.al/

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj