Telenews

Konfirmohet nga SBASHK: Viti i ri shkollor 2025/26 nis më 1 shtator

Mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë më 1 shtator 2025, duke shënuar nisjen e vitit të ri shkollor 2025/2026.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) është konfirmuar se nxënësit dhe mësimdhënësit do të rikthehen në banka në këtë datë.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka deklaruar se kërkesat e punëtorëve të arsimit mbeten të njohura dhe se sindikata pret nisjen e dialogut me Ministrinë e Arsimit sapo të formohen institucionet përgjegjëse.

“Ne urojmë që sa më shpejt të formohen institucionet dhe, në të njëjtën kohë, edhe qeveria, në mënyrë që të fillojë dialogu dhe zgjidhja e kërkesave.” tha Shala.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka paralajmëruar grevë dhe masa të tjera sindikale nëse deri më 20 shtator të këtij viti nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Të ngajshme

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Blearta

Tragjedi në Gjermani: Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

Blearta

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

Blearta