Telenews

KONFIRMOHET ZYRTARISHT NËSE MINISTRJA HAXHIU DO TË TAKOHET ME THAÇIN E VESELIN NË SPECIALE

Në një përgjigje për “Teve1”, nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se Haxhiu ka shprehur gatishmërinë që t’i takojë të gjithë të akuzuarit nga Gjykata Speciale.
Nga MD-ja kanë treguar emrat e të paraburgosurve me të cilët do të takohet ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, derisa pjesë e kësaj liste për takime nuk bënë pjesë ish-presidenti Haxhim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Sipas kësaj ministrie, takimet do të zhvillohen me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën.
“Ministrja e Drejtësisë ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për t’i takuar të gjithë të akuzuarit nga Gjykata Speciale. Deri tani, siç është bërë e qartë tashmë, dihet se takimet do të zhvillohen me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën”, thuhet në përgjigjen për Teve1.info nga MD-ja.
Ndërkaq, në listë nuk bën pjesë as Salih Mustafa.

Të ngajshme

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit zjarrfikësit që humbi jetën në krye të detyrës në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë trafiku: Humb jetën një pasagjere, arrestohet drejtuesi i motoçikletës

Valjeta Turkaj

Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

Valjeta Turkaj