Telenews

Konfiskohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në fshatin Bistricë

Me datën 22.01.2023 rreth orës 00:28 Njësia Speciale Operative përderisa po realizonin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë kanë ndaluar veturën Skoda ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R (2003) shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sygjeruar të inciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat.

Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

Të ngajshme

Raportohet se Përparim Rama do të intervistohet sot nga PSRK për çështjen e “Arkitektit të Qytetit”

Rrezarta Ramaj

Pas dorëheqjes së Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Policisë

Rrezarta Ramaj

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Rrezarta Ramaj