Telenews

Konflikt në Strellc të Deçanit: Vëllai e ngreh zhag nëpër shtëpi motrën, ajo ik nga dritarja

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Strellc i Ulët në komunën e Deçanit, ku një person dyshohet se ka rrahur brutalisht motrën e tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e familjes, ku 38-vjeçari ka eskaluar në dhunë fizike ndaj motrës së tij më të madhe, të cilën e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë nëpër shtëpi.

39-vjeçarja kishte arritur që të shpëtojë dhe të ik nga shtëpia duke dalë nga dritarja e prej ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra. Ndërkohë ajo ka denoncuar rastin edhe  në Polici, ku ka deklaruar se vëllai ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të 38-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngajshme

Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

Rrezarta Ramaj

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, rritet numri i punonjësve që paguhen mbi 120 mijë lekë në muaj

Rrezarta Ramaj

Pas daljes nga Big Brother, Alesio ‘godet’ me deklaratën: Brikena kishte pëlqim për mua

Rrezarta Ramaj