Telenews

Pas daljes nga Big Brother, Alesio ‘godet’ me deklaratën: Brikena kishte pëlqim për mua

Alesio Alia ka pak ditë që është larguar me vetë-dëshirë nga Big Brother VIP Albania 5.

I ftuar në Top News me Fiori Dardhën, ai ka ndarë detaje për eksperiencën brenda këtij formati.

Gjatë bisedës, ai bërë një deklaratë të fortë për konkurrenten Brikena Selmani.

“Brikena kishte pëlqim për mua”, u shpreh ai.

Alesio ka lënë të nënkuptohet që Brikena nuk ka ndonjë pëlqim për Mateo Borrin, ose që mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

I njëjti nga ana tjetër tregoi se po shijon një lidhje dashurie dhe se kjo është arsyeja e qëndrimit në Shqipëri.

Sidoqoftë, ai është i lumtur për eksperiencën që pati në Big Brother dhe se nuk është penduar për asgjë.

Të ngajshme

Fillimi i vitit shkollor: Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

Yllka Gashi

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

Yllka Gashi

Avdullah Hoti deklaron votën e vet kundër Bekim Sejdiut, “Jo.”

Yllka Gashi