Telenews

Konflikti i dy familjeve: Ndaj djalit të Sekiraqës javën e kaluar u ngrit aktakuza për plagosjen e Pajtim Gashit

Familjet Sekiraqa dhe Gashi (Capat), të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma e që përfundoi tragjikisht. Nga konflikti me armë mes tyre si në filma, në lagjen Aktash në Prishtinë, pas shkrepjes së rreth 100 plumbave, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën. Incidenti i 1 shtatorit dyshohet se është vazhdim i rastit të plagosjes që u regjistrua në muajin mars.

Vrasja dhe plagosja në lagjen Aktash ndodhën fiks pas gjashtë muajsh nga plagosja e Pajtim Gashit, djalit tjetër të Capave, ku i dyshuar është djali i Salih Sekiraqës, Shkumbimi.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, javën e kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbim Sekiraqës.

Në aktakuzën, siç mëson Sinjali thuhet se Sekiraqa më 4 mars në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta Pajtim Gashin, pas bisedës me një person tjetër, i drejtohet atij me fjalët “shoq a po m’njeh mu” dhe më pas e sulmojnë.

Më pas, sipas Prokurorisë, Sekiraqa e ka nxjerrë armën e zjarrit, e ka qëlluar Pajtim Gashin dhe e ka goditur në kokë me armë, duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe lëndime në kokë.

Sekiraqa ngarkohet me veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Krejt çka dihet për rastin që përfundoi tragjikisht mbrëmë

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që mbeti i vrarë, është Premtim Gashi. Konfirmimi i identitetit nuk është bërë mbrëmë menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak se i vrari nuk kishte dokumente identifikuese me vete.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se trupi i të vrarit mbeti mbi një kallashnikov, të cilin dyshohet se e posedonte viktima, i cili nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që mori.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u lënduan edhe Korab Gashi, Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).

Salih Sekiraqa (i plagosur), Robert Llumnica (i plagosur), Premtim Gashi (i vrarë) dhe Korab Gashi (i plagosur)

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE

Valjeta Turkaj

Aksidentohet autobusi me veturën në Sllatinë

Valjeta Turkaj

Rrëzohet aeroplani në Kentucky, shtatë të vdekur

Valjeta Turkaj