Telenews

Konfrontimi i familjes me hajnat: Katër vëllezërit Krasniqi të arrestuar

Gazeta Sinjali raportoi sot me detaje për një incident që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, në një shtëpi në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë, ku anëtarët e një familje u kapën me hajnat që i zunë në flagrancë. Të dyshuarit nuk arritën ta kryenin vjedhjen, por iu shpëtuan prangave të Policisë. Ndërsa nga familja Krasniqi u arrestuan disa persona.  

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se deri më tash katër vëllezër nga familja Krasniqi janë prangosur, nën dyshimin për të shtënat me armë, që u dëgjuan gjatë konfrontimit, ndërsa hajnat nuk kanë arritur të kapen nga Policia.

Sipas informacioneve të para, me rastin e intervenimit nga ana e njësive policore, janë gjetur katër kallashnikovë dhe 1 mitrolez dore, që janë  sekuestruar nga nga zyrtarët policorë që ndërhynë në shtëpinë e tyre, ku edhe ndodhi ngjarja.

Dëshmitë që u gjetën në shtëpinë e familjes Krasniqi do të përdoren si prova materiale për rastin, teksa disa persona janë vënë në pranga të Policisë, nën dyshimin për përfshirje në këtë rast.

Të ngajshme

LDK mban konferencë para ZRRE-së për “skandalin e njehsorëve elektrikë”

Valjeta Turkaj

Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati

Valjeta Turkaj

1.2 milion persona morën shtetësinë e BE-së në 2024

Valjeta Turkaj