Telenews

Kongresisti amerikan: Do të angazhohem që Kosova të bëhet anëtare e plotë në NATO

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese, në anëtare të asociuar.

Në një postim në platformën X, ai ka shkruar se është i kënaqur që Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Po ashtu, ai ka thënë se do të vazhdojë shtyrjen deri në përfshirjen e plotë të Kosovës në NATO.

“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ka kaluar shumë kohë që Kosova jo vetëm të anëtarësohet në asamblenë parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s. Duhet bërë më shumë – mbani mend fjalët e mia se unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e tyre të plotë në NATO”, ka shkruar Torres.

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues, në anëtare të asociuar, ka bërë të ditur kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.

Përparësitë e Kosovës si shtet i asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani