Telenews

Konjufca dhe Hoti do të jenë në Hagë për shpalljen e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së –

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, pritet të jenë të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata do ta ndjekin nga afër shpalljen e vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Prania e tyre në Hagë është konfirmuar nga transmetuesi publik.

Verdikti i shkallës së parë pritet të shpallet pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa vjet.

Në Hagë tashmë kanë mbërritur edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe qytetarë nga Kosova e diaspora.

Për shpalljen e vendimit pritet interesim i madh edhe nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë diplomatë që do ta ndjekin seancën nga afër.

Vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin pritet të shpallet të mërkurën në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj