Telenews

“Liria ka emër” falënderon qytetarët për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri” –

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, të mbajtur më 12 shtator në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në konferencën e fundit për media në Prishtinë, Hoxha e cilësoi marshin si një aktivitet “dinjitoz dhe madhështor”.

“Mesazhi ishte i qartë, si në fotografi ashtu edhe në përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm”, tha ajo.

Hoxha falënderoi edhe organet e sigurisë, komunat, organizatat, veteranët e UÇK-së dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në organizimin e aktiviteteve.

Mirënjohje pati edhe për komunitetet joshumicë, bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive, partitë politike dhe bizneset që mbështetën platformën.

Ajo përmendi edhe aktivitetet “Orët e Pritjes” dhe “Zjarret e Lirisë”, të organizuara para marshit në qytete të ndryshme të Kosovës.

Hoxha tha se platforma gjatë ditës mori pjesë edhe në konferencën “Lufta për UÇK-në”, ku u diskutua për kujtesën kolektive, historiografinë dhe rrëfimet për luftën.

“Faleminderit për bashkërrugëtimin dhe mbështetjen tuaj tash e gjashtë vjet”, përfundoi Hoxha.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj