Telenews

Konjufca: Kjo ditë e paqes me veten dhe me të tjerët na jep mësimin për të ndarë dashuri dhe solidaritet

Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar gjithë besimtarët e fesë islame.

Konjufca, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar duke thënë se kjo ditë e paqes me veten dhe me të tjerët na jep mësimin për të ndarë dashuri, solidaritet, respekt, mirënjohje dhe përkujdes ndaj njëri-tjetri.

“Kjo ditë e paqes me veten dhe me të tjerët, na jep mësimin për të ndarë dashuri, solidaritet, respekt, mirënjohje dhe përkujdes ndaj njëri-tjetrit, sidomos nevojtarëve. Kjo ditë vjen me mesazhin se me gatishmërinë për të humbur paksa nga vetja, me durimin në situatat e vështira me të cilat përballemi çdo ditë, shpërblimi është më i madh për gjithsecilin, me një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”, ka shkruar Konjufca.

source

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj