Telenews

Konjufca: Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se pret që sot të përfundojë votimi për nënkryetarin e Kuvendit.

Ai theksoi se zgjedhja e Nenad Rashiqit nuk përbën shkelje kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.

“Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin. Pas tentimeve të deputetëve të Listës Serbe, presim t’i vijë radha Rashiqit. Zgjedhja e tij gjykojmë që nuk përbën shkelje kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votë pro për asnjë nga deputetët e Listës Serbe”, deklaroi Konjufca.

Ai shtoi se pritjet janë që nga nesër të nisë të rrjedhë afati për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin si mandatar për kryeministër.

Të ngajshme

Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, Meloni falenderon ‘heroin’ shqiptar për aktin

Donat Hashani

Kaq milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Donat Hashani

Haziri: Vit i humbur për shkak të VV-së, LDK-ja të bëhet besim e mbështetje

Donat Hashani