Telenews

Konjufca priti në takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.

Bashkë me të ishte edhe menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci.

“Kryetari Konjufca, me këtë rast, shprehu mirënjohje për kontributin që Banka Botërore ka dhënë ndër vite për Republikën e Kosovës, në mënyrë të veçantë për rimëkëmbjen dhe ngritjen e kapaciteteve socio-ekonomike përmes projekteve zhvillimore të mbështetura deri më tani.

Në takim po ashtu u shkëmbyen pikëpamje për perspektivën ekonomike, marrëveshjen për përkrahjen e reformës për skemën sociale dhe projekte tjera thelbësore me interes për vendin, si dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Të ngajshme

PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Rrezarta Ramaj

Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit

Rrezarta Ramaj

Një person përfundon në QKUK, u rrah nga disa persona në Vushtrri

Rrezarta Ramaj