Telenews

KONJUFCA SHTYEN SEANCËN E KUVENDIT, SHKAK MUNGESA E KUORUMIT

Në mungesë të kuorumit për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë seancën për të martën në orën 10:00.
“Vetëm 78 deputetë jemi në sallë, kështu që shihemi të martën në orën 10:00”, ka konstatuar Konjufca.
Pak minuta më parë, Konjufca u dha afat grupeve parlamentare që t’i sjellin dhjetë deputetë brenda dhjetë minutave që të vazhdojnë punimet e seancës plenare, por kërkesa e tij nuk u përfill ndonëse ligjvënësit u pritën për rrteth 10 minuta të paraqiten në sallën e seancave.
Mungesën e deputetëve në sallë, Konjufca e ka quajtur jo serioze.
“Vetëm 70 deputetë jemi në sallë. Po ju jap afat grupeve parlamentare se nëse nuk i sjellin edhe 10 deputetë, unë e ndërprej seancën sepse kjo është me të vërtetë jo serioze dhe e vazhdojmë të martën seancën”, ka deklaruar Konjufca.
Këto janë pikat e rendit të ditës që pritet të diskutohen në seancën e së martes:

  1.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
  2.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
  3.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
  5. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
  15. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Të ngajshme

Këshilli i Sigurisë i OKB-së refuzon serish propozimin rus për sulmet ajrore të NATO-s

Donat Hashani

Sejdiu: Është vështirë të bësh biznes në Shqipëri pa qenë i lidhur me rrjetet atje, kam klientë që kanë përvoja

Donat Hashani

“Kudo që kam qeverisur kam treguar rezultate më të mira se Kurti”

Donat Hashani