Telenews

KONSONI më shumë se prodhim, një standard i ri në ushqim

Në një kohë kur konsumatori është gjithnjë e më i vëmendshëm ndaj cilësisë dhe origjinës së ushqimit, KONSONI po vendos standarde të reja në tregun vendor me produkte të freskëta, të kontrolluara dhe të besueshme, duke qëndruar si një nga markat më të forta në sektorin e ushqimit në Kosovë.

E themeluar si një iniciativë vendore pas luftës, sot KONSONI është kompania më e madhe në vend për prodhimin e vezëve, si dhe e para që ka sjellë prodhimin industrial të mishit të zogut në Kosovë.

Siguri ushqimore nga ferma në tryezë

Ajo që e dallon KONSONI nga të tjerët është kontrolli i plotë mbi zinxhirin e prodhimit nga rritja e shpendëve e deri te produkti final që mbërrin në markete dhe në tryezat tona.

Vezët dhe mishi i zogut prodhohen me përkushtim, përmes teknologjive të avancuara dhe mbikëqyrjes së rreptë të standardeve sanitare e higjienike.

Më shumë sesa një produkt  një emër që krijon besim

KONSONI nuk ofron vetëm vezë dhe mish ofron besim, garanci cilësie, dhe një përkushtim të palëkundur ndaj konsumatorit kosovar.

Prania e markës në marketet më të mëdha në Kosovë dhe reagimi pozitiv i konsumatorëve janë dëshmi se cilësia nuk ka nevojë për fjalë të mëdha  por për produkte që flasin vetë.

Me pajisje moderne dhe standarde të nivelit evropian, kompania siguron që çdo produkt i saj qoftë vezë apo mish  të jetë i freskët, i kontrolluar dhe i besueshëm.

📲 Për më shumë rreth produkteve, standardeve të kompanisë dhe informacioneve të tjera, vizitoni:
🌐 www.konsoni.com
📍 Apo ndiqni KONSONI-n në rrjetet sociale: facebook.com/konsoni.ks

 

Të ngajshme

Ministri serb u sëmur gjatë transmetimit live në televizion, ndodhet në gjendje të rëndë

Valjeta Turkaj

“Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje”, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit

Valjeta Turkaj

“UÇK-në organizatë terroriste” Popoviqi pranon fajësinë, ngrihet aktakuzë ndaj tij

Valjeta Turkaj