Telenews

Kontrollohen mbi 5 mijë kamionë e autobusë, shqiptohen mbi 400 gjoba

Policia e Kosovës ka thënë se ka përmbyllur me sukses javën e aktiviteteve operacionale në kuadër të rrjetit evropian të policive rrugore, ROADPOL, duke fokusuar kontrollet te mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.

Në periudhën prej 4 deri më 10 maj 2026, njësitë e trafikut kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore të vendit me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj jave janë realizuar gjithsej 834 pika kontrolli të mjeteve, ku janë ndaluar dhe verifikuar 5,344 kamionë dhe autobusë.

“për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 416 gjoba për kundërvajtje të ndryshme”, tha policia në njoftim.

“Ky plan operacional ka pasur për fokus specifik kontrollin e rreptë të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, si kategori me rrezikshmëri të lartë në rastet e aksidenteve rrugore”, njoftoi policia.

Të ngajshme

Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

Rrezarta Ramaj

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj