Telenews

Koreja e Veriut e bën fajtor këtë shtet për luftën Izrael – Palestinë

japoni:-koreja-e-veriut-leshoi-​​nje-tjeter-rakete-ne-det

Koreja e Veriut pretendon se “SHBA-ja është plotësisht shkaktare e tragjedisë së përjetuar mes Izraelit dhe Palestinës”.

Agjencia Zyrtare Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) bëri një deklaratë lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.

“Pas fillimit të konfliktit SHBA-ja filloi menjëherë të mbështesë Izraelin me ndihma dhe armë”, thuhet në deklaratën në të cilën mbrohet ideja se “tragjedia në rajon është shkaktuar plotësisht nga SHBA-ja”.

Lexo edhe

10 vende që nuk janë të sigurta për të udhëtuar për momentin

Më tej në deklaratë thuhet se presidenti i SHBA-së, Joe Biden “udhëtoi në Izrael për të mbrojtur luftën” dhe tërhoqi vëmendjen se SHBA-ja vendosi veto ndaj projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) e cila bën thirrje për “ndërprerje” të konfliktit për sigurimin e ndihmave humanitare në Gaza.

“SHBA-ja ‘përgjegjësinë e krizës’ në Lindjen e Mesme ia ka lënë Palestinës të cilën e ka etiketuar si ‘agresore’. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndjekë nga afër veprimet e SHBA-së dhe duhet të dënojë dhe refuzojë me vendosmëri këtë iniciativë të rrezikshme dhe të marrë”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë pretendohet se “Kriza në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar për shkak të nxitjeve të qëllimshme të SHBA-së”. /Telenews.al/

Të ngajshme

Zelensky: Të dashur aleatë, Putini po ju teston

KushtrimGuraj

Njësoj si të pish 50 cigare në ditë, ky është qyteti më i ndotur në botë

KushtrimGuraj

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu