Telenews

Korenica shënon dhe shpallet lojtar i ndeshjes, debuton edhe Emërllahu – Cluj nuk arrin më shumë se një barazim

korenica-shenon-dhe-shpallet-lojtar-i-ndeshjes,-debuton-edhe-emerllahu-–-cluj-nuk-arrin-me-shume-se-nje-barazim

Meriton Korenica, po vazhdon me paraqitje të mira në Rumani, ku ka shënuar golin e vetëm për Cluj në barazimin si mysafir ndaj Poli Iasit me rezultat 1-1.  

Ndeshja Poli Iasi – Cluj i takoi javës së 27-të të Superligës së Rumanisë, ku debutimin e bëri edhe Lindon Emërllahu. 

Korenica shënoi golin e epërsisë në minutën e pestë, duke u futur në mes të mbrojtësve për të shënuar me kokë për 1-0. 

Për 28-vjeçarin ishte goli i pestë në Superligën rumune, ku ka edhe katër asistime. 

SofaScore e ka vlerësuar si lojtarin më të mirë në fushë, duke e notuar me notën 8.0. 

Emërllahu u fut në lojë në minutën e 79-të, ku për më shumë se 15 minuta la përshtypje të mirë duke u vlerësuar me notën 7.0. 

Cluj pas këtij barazimi, mbetet në vendin e dytë me 47 pikë.

Të ngajshme

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj

Michel Platini, lojtari i parë që e fitoi tri herë radhazi “Topin e Artë” –

KushtrimGuraj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj