Telenews

Kosova dhe Hungaria në prag të caktimit të raundit të parë të negociatave për patentë shoferët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bën të ditur se marrëveshja rreth njohjes së patentë shoferëve mes Kosovës dhe Hungarisë është në fazën fillestare.

Nga kjo ministri për KlanKosova.tv kanë treguar se janë duke punuar për caktimin e negociatave të para.

“Marrëveshja për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, është ende në fazën fillestare. Rekomandimi për këtë nismë është bërë më 22 gusht 2022. Aktualisht është duke u punuar në caktimin e raundit të parë të negociatave për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë”, thuhet në përgjigjen për MPJD-së.

Dakordimi për hapjen e negociatave është një hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy shteteve mike, me synimin për t’jua lehtësuar jetën shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Republikën e Hungarisë. Po ashtu vendimi për hapjen e negociatave për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve, mes dy shteteve, i shërben edhe shtetasve hungarezë me prejardhje nga Republika e Kosovës”.

“Lidhur me arritjen e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve vazhdimisht janë duke punuar zyrtarët e lartë të divizionit për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”.

MPJD-ja, mes tjerash, tregon se në sa shtete njihen patentë shoferët e kosovarëve dhe anasjelltas.

“Procesi i njohjes së patentë shoferëve ndryshon varësisht nga legjislacioni i shteteve me të cilat Republika e Kosovës hyn në negociata. Për momentin marrëveshje të nënshkruara dhe në fuqi, për njohjen e patentë shoferëve, Republika e Kosovës i ka të nënshkruara me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën Federale të Gjermanisë”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 korrik

Erzana Fazliu

Shpërthen zjarr i madh përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

Valjeta Turkaj

Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

Valjeta Turkaj