Telenews

Kosova forcon linjën me BE-në, ndryshon vendimin për sanksionet ndërkombëtare

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e shtatëmbëdhjetë elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, ndryshimet janë bërë në vendimin e Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022.

“Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Qeveria ka theksuar se ky vendim synon linjëzimin e politikës së jashtme të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian (CFSP).

Të ngajshme

Rama “e çon në shtëpi” edhe Sibel Halimin, shkarkohet nga detyra

KushtrimGuraj

Vendimi për katërshen e UÇK-së shtyhet deri më 20 korrik 

KushtrimGuraj

Kontrolle të shtuara në tregun e qumështit, mbyllet një operator ekonomik

KushtrimGuraj