Telenews

Kosova mbanë stërvitjen e radhës, vetëm një futbollist në dyshim për Rumaninë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e parafundit para ndeshjes me Rumaninë, që zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Edhe stërvitja e sotme ka qenë me intensitet, ku përzgjedhësi Alain Giresse ka punuar në disa prej skemave të lojës, si dhe në finalizim të aksioneve.

Atmosfera në ekipin dardan para kësaj ndeshje tejet të rëndësishme është mjaft e mirë.

Kosova do ta zhvilloj stërvitjen e fundit para duelit me Rumaninë të enjten në mbrëmje, ku edhe do të ketë konferencë për shtyp.

Stërvitja e sotme është zhvilluara paradite në kampin nacional në Hajvali, derisa prezent ishin gjithë futbollistët.

I vetmi futbollist që është në dyshim për duelin me Rumaninë është Edon Zhegrova që ka pësuar një lëndim të lehtë.

Të ngajshme

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, fiton 3 me 0 –

KushtrimGuraj

Lufta e miliona eurove: Kush paguhet më së shumti në Premier League dhe në La Liga?

Rrezarta Ramaj

E zyrtarizon UEFA, Shqipërisë i ndalohet udhëtimi në Serbi! Detaje të reja zbulohen për U21-shat

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…