Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë triumfuar me shifra 5:0. Në pjesën e parë Kosova shkoj në pushim me epërsi të dyfishtë, ku Fidan Aliti në minutën e tretë realizoi një gol të bukur për 1:0, dhe Astrit Selmani në minutën e 23-të, po ashtu me gol të bukur, shënoi për 2:0.
Te goli i parë asistoi Edon Zhegrova, kurse te goli i dytë asistues ishte Rashica. Aliti dhe Selmani shënuan golat e parë me fanellën e Kosovës. Ndërkohë në pjesën e dytë ‘Dardanët’ arritën edhe tri herë të tjera të gjejnë rrjetën e mysafirëve.
Saktësisht në minutën e 53-të, “Dardanët” kanë shënuar golin e tretë nëpërmjet Mërgim Vojvodës. Aksioni i cili nisi nga Zhegrova dhe gjeti bukur Rashicën, e ku ky i fundit pasoi te Vojvoda, që nuk e pati të vështirë të realizoi. Për, Rashicën ky ishte edhe asistimi i tij i dytë në këtë ndeshje.
Ndërkaq portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ka arritur të presë një penallti. Ujkani ia ndali gjuajtjen Edmond Tapsobas në minutën e 65-të. Penallti kjo e shkaktuar nga mbrojtësi Lirim Kastrati në Bryan Dabon.
Kurse. Rashica shënoi në minutën e 69-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Për futbollistin e Norwich City ky ishte goli i parë për “Dardanët”, që prej 4 qershorit të vitit 2021, kur kishte shënuar dy gola kundër Maltës.
Të pestin dhe të fundit në këtë takim e realizoj, Toni Domgjoni me një gol të bukur nga një kënd shumë i vështirë. Domgjoni realizoi në minutën e 75-të për rezultatin 5:0 ndaj Burkina Fasos.
Kosova pas kësaj fitore tani udhëton në Cyrih, ku me 29 mars do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër ndaj Zvicrës.