Telenews

Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja

Kosova ka filluar të pranojë migrantë të caktuar për deportim nga Shtetet e Bashkuara sipas një marrëveshjeje të arritur me administratën e Presidentit Donald Trump, tha të enjten kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në një intervistë për “Kanal10”, Kurti konfirmoi se një ose dy migrantë kanë mbërritur tashmë, duke vënë në dukje se Kosova po pranon njerëz “që Shtetet e Bashkuara nuk i duan në territorin e saj”.

Marrëveshja, e finalizuar në qershor, i lejon Kosovës të pranojë deri në 50 migrantë për një periudhë njëvjeçare, sipas qeverisë.

Duke nënshkruar marrëveshjen, Kosova donte të shprehte “mirënjohjen e përjetshme” për mbështetjen e ShBA-së që kur u nda nga Serbia në vitin 2008, tha qeveria në qershor, shkruan “TrtWorld”.

Të ngajshme

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë

KushtrimGuraj

Lavrov: Zelensky s’dëshiron që lufta të mbarojë sepse kjo do t’i jepte fund karrierës së tij

Donat Hashani

E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjeri që s’kishte biletë

Donat Hashani