Telenews

Kosova nuk luajti, por ngjitet për një pozitë në renditjen e FIFA-s, mësohet arsyeja

kosova-nuk-luajti,-por-ngjitet-per-nje-pozite-ne-renditjen-e-fifa-s,-mesohet-arsyeja

Kosova nuk luajti, por ngjitet për një pozitë në renditjen e FIFA-s, mësohet arsyeja

Kosova është ngritur për një pozitë në ranglistën e FIFA-s, nga pozita e 80-të, Dardanët është ngritur në pozitën e 79-të.

Ranglista e re e FIFA-s u publikua të hënën pasdite, ndërsa tani Kosova zë vendin e 79-të, që është renditja më e mirë pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Kosova ka pasur ngritje, pasi në këtë ka ndikuar rënia e Gabonit, që u paraqit në Kupën e Afrikës, që ka rënë për tetë pozita.

 Kosova tani zë vendin e 79-të

Ndërkohë, Shqipëria mbetet në pozitën e 63-të, sikurse që ishte edhe në renditjen e janarit.

Shtatë pozita e para nuk kanë ndryshuar, me Spanjën, Argjentinën, Francën, Anglinë, Brazilin, Portugalinë dhe Holandën, ndërsa ngritje të madhe ka bërë Maroku, që është i teti, duke u ngjitur për tri pozita.

 Vendet e para në renditjen e FIFA-s

Edhe Senegali si kampion është ngjitur për shtatë pozita, tani I 12-të në renditje, para Italisë si e 13-ta.

Të ngajshme

Flick jep lajmin e madh për Yamal para ndeshjes me Newcastle

KushtrimGuraj

“Toki” jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Prishtinës

KushtrimGuraj

”Gjithçka ose asgjë”/ Manchester City futet ”All In” ndaj Real Madridit, formacioni zyrtar

KushtrimGuraj