Gazetarja Qeqa Krelani ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj yllit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës, i cili mungon në dy ndeshjet më të rëndësishme të “Dardanëve” – kundër Zvicrës dhe Suedisë.
Krelani përmendi deklaratat e dikurshme të babait të futbollistit, i cili kishte thënë se “djalin e tij as gjumi nuk e merr kur është fjala për Kosovën, gjithmonë i pari merr aeroplanin”. Por sot, sipas saj, situata ka ndryshuar:
“Me 20 milion transfer, nuk është problem as aeroplani privat – Pandevi i Maqedonisë e pagunte për çdo grumbullim. Isak i Suedisë, në të njëjtën ditë kur Zhegrova firmosi me Juventus, nënshkroi kontratë rekord me Liverpool. Isak vjen në ‘Fadil Vokrri’ për Suedinë, ndërsa Zhegrova nuk vjen për Kosovën.”
Gazetarja ngriti dyshime edhe mbi mënyrën se si Zhegrova u ftua dhe më pas u tërhoq nga lista e trajnerit brenda 24 orësh:
“Asnjë klub nuk mund të ndalojë lojtarin të luajë për Kombëtaren kur datat janë të përcaktuara nga FIFA. Edhe nëse në tribune duhet të rrish, aty tregon sa ta nin për Kosovën. Te Juventus, të gjithë lojtarët janë paraqitur në kombëtaret e tyre, të lënduar e të palënduar. Veç tek ne, ‘Messi i Kosovës’ kërkon të tërhiqet për t’u bërë gati për klubin.”
Krelani megjithatë nuk mohoi talentin e futbollistit, duke e cilësuar atë si lojtarin më të mirë të Kosovës në 50 vitet e fundit. Por sipas saj, problemi qëndron në mungesën e disiplinës dhe përgjegjësisë