Dardanët e rinj kanë arritur të “demolojnë” kundërshtarët nga San Marino në “Fadil Vokrri”.
Në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Evropianin U21 2027, djemtë e Kosovës fituan 7-0, ndonëse në pjesën e dytë mbetën me një lojtar më pak.
Nën udhëheqjen e teknikut Afrim Tovërlani, kjo është fitorja e parë e Dardanëve në këto kualifikime, teksa në dy ndeshjet e mëparshme kanë 1 barazim pa gola me Rumaninë dhe 1 humbje nga Spanja (3-1).
KosovaU21 aktualisht është në vendin e katërt në tabelë me 4 pikë, teksa mbi ta janë Rumania, Spanja dhe Finlanda me nga 7 pikë të gjitha. Qipro dhe San Marino ende janë në pritje të pikëve.
Dy ndeshjet e radhës, Kosova i luan në nëntor kundër Qipros dhe Finlandës.