Telenews

Kosova shënon ngritje për koeficientin e klubeve

Kosova ka shënuar ngritje në koeficientin e klubeve për garat evropiane, pas paraqitjes dinjitoze të skuadrës së Ballkanit.

Kampioni i Kosovës në debutimin e tyre në garat evropiane ka arritur në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë ndonjë ekip kosovar.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja është vetëm një fitore larg inkuadrimit në grupet e UEFA Conferene League, raporton Paparaci.

Llogaritur nga koeficienti i klubeve, Kosova renditet në vendin e 33-të, duke lënë pas vendet fqinje si: Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

Kosova është paraqitur me katër ekipe këtë vit në garat evropiane, ku paraqitjen më të mirë e ka pasur Ballkani, ndërsa më të dobët, Llapi.

Ballkani triumfoi me rezultat 1:2 mbrëmë përball Shkupit, ndërsa i nevojitet edhe një rezultat pozitiv në “Fadil Vokrri”, për të siguruar kualifikimin në grupet e UEFA Conference League.

Të ngajshme

Donjeta Sadiku grushton fort greken dhe siguron finalen – nesër përballet me rusen që garon për Serbinë –

KushtrimGuraj

Vedat Muriqi titullar ndaj Lyonit, i prin sulmit të Fenerbahçes –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku e pandalshme – kalon në finale, lufton për medaljen e artë

KushtrimGuraj