Telenews

Kosovarët ‘dynden’ drejt Shqipërisë – mbi 30 mijë qytetarë dhe afro 10 mijë vetura kaluan kufirin gjatë fundjavës

Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë bërë që shumë qytetarë nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e ngrohta të vikendit.
Fluks i madh i veturave dhe autobusëve është vërejtur gjatë kësaj fundjave në pikën kufitare në perëndim, ku përfshihet pika kufitare në Vërmicë e Morinë.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës përmes një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka dhënë detaje për lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve motorike nga dita e premte e deri të shtunën në orën 24:00.

Statistikat e hyrje/daljeve në kufirin Kosovë-Shqipëri gjatë të premtes/ Burimi: PK

Sipas të dhënave nga policia, të premten dhe të shtunën kufirin Kosovë-Shqipëri e kanë kaluar afro 10 mijë vetura.
Gjatë këtyre dy ditëve policia ka regjistruar në dalje 777 kamionë, 315 autobusë, kurse ka kontrolluar mbi 30 mijë qytetarë të cilët kanë qenë me vetura, kamionë e autobusë duke shkuar drejt Shqipërisë.

Statistikat e hyrje/daljeve në kufirin Kosovë-Shqipëri gjatë të shtunës/ Burimi: PK

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të majit.
Kujtojmë se javë më parë Shqipëria mori vendim për heqjen e masave kufizuese sa i përket situatës me coronavirus.
Nga 1 maji për të hyrë në Shqipëri më nuk do të ketë nevojë për paraqitjen e dokumentit të vaksinës, testimit për SARS CoV-2 dhe certifikatës së shërimit.
Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, ndërkaq në ambientet e mbyllura është rekomanduar që maska të mbahet.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj