Telenews

Kosovarët po dalin tejet të pasur, mbi kaq miliardë euro kursime nëpër banka

5.5 miliardë euro janë  depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në bankat e Kosovës.

Kështu bën të ditur raporti mujor i Bankës Qendrore e Kosovës, për muajin janar.

Sipas BQK-së nga shuma e përgjithshme, 3.6 miliardë euro i takojnë ekonomive familjare derisa rreth 2 miliardë iu takojnë korporatave.

Për këtë, bankat komerciale u paguajnë depozituesve normë vjetore të interesit prej 1.8 për qind.

Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro.

Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj