Telenews

Kosovari në Zvicërr dënohet me 14 vjet burgim

21-vjeçari duhet të shkojë në burg për 14 vjet dhe të paguajë një gjobë prej 1 200 frangash.

Mësohet se një qytetar nga Zvicra, i moshës 21 vjeç, me origjinë nga Kosova, në janar të vitit të kaluar ishte dënuar me njëmbëdhjetë vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Qarkut të Cyrihut, për lëndime të rënda trupore dhe kundërvajtje të ndryshme të shpejtësisë, përcjell albinfo.ch.

Rasti erdhi pas disa kohësh në rigjykim. Çështja tani është shqyrtuar në Gjykatën e Lartë, ku është rigjykuar.

Para tre vjeitësh, 18-vjeçari i papunë ka fotografuar prostituta të ndryshme nga vetura e tij. Prandaj, njëra prej tyre i informoi forcat e sigurisë me rroba civile, duke përfshirë një police 38-vjeçare.

20 minute shkruan se punonjësja e policisë së bashku me kolegët i është afruar veturës së 18-vjeçarit. Forcat e sigurisë i kërkuan vozitësit të parkonte automjetin e tij në një parking. 18-vjeçari nuk e ka përfillur kërkesën. Në vend të kësaj, ai e goditi oficeren e policisë.

Thuhet se këmba e majtë e 38-vjeçares është futur mes rrotës së përparme dhe kafazit të timonit. Policja ka rënë në tokë dhe është tërhequr zvarrë më shumë se 15 metra nga vetura, e cila qarkulloi nëpër shesh me një shpejtësi prej gati 40 km/h.

Ndërkohë, gjyqtari hapi vendimin dhe shpalli fajtor 21-vjeçarin për tentativë vrasje dhe kanosje të shumëfishtë me jetë. I akuzuari duhet të shkojë në burg për 14 vjet dhe të paguajë një gjobë prej 1 200 frangash. Ai gjithashtu duhet t’i nënshtrohet trajtimit ambulator.

Të ngajshme

Trump thotë se me Putinin pati një “bisedë shumë të mirë”

Valjeta Turkaj

Deputeti dyshohet se krye vetëvrasje në parlamentin finlandez

Valjeta Turkaj

Arkitekturë moderne dhe cilësi pa kompromis projekti i ri i X Company

Valjeta Turkaj