Kalidou Koulibaly thuhet se nuk është i interesuar t’i bashkohet Juventusit, duke mos dashur të ndjekë gjurmët e Gonzalo Higuain.
Qendërmbrojtësi 30-vjeçar senegalez kohët
e fundit është lidhur me një lëvizje te bardhezinjtë, të cilët po kërkojnë një
partner të besueshëm mbrojtës për Matthijs de Ligt.
Napoli dëshiron 40 milionë euro për
nënshkrimin e Koulibalyt dhe me një vit të mbetur në marrëveshjen e tij, këtë
verë duket si koha e duhur për ta shitur.
Siç raporton Il Mattino, Koulibaly ka
njoftuar të afërmit e tij në Napoli se nuk është i interesuar të nënshkruajë me
Juventusin, transmeton Gazeta Express.
Ai është padyshim i vetëdijshëm për
rivalitetin e fortë midis dy skuadrave dhe nuk dëshiron të ndjekë gjurmët e
Higuain.
Sulmuesi argjentinas u bë famëkeq në qytet
pas transferimit të tij prej 90 milionë eurosh në Torino në korrik të vitit 2016.
Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e
tij, është ende e paqartë nëse 30-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje të
re me Napolin.
Për momentin, dëshira e presidentit
Aurelio De Laurentiis për të ulur faturën e pagave është ajo që po pengon një
rinovim të mundshëm. /Gazeta Express/
The post Koulibaly e refuzon Juventusin appeared first on Gazeta Express.

